Pozhari i reagon LDK-së pas takimit me Lajçakun: Po ju kujtohet seanca e gjysmës së natës sa zhurmën e patën bë - NACIONALE

Pozhari i reagon LDK-së pas takimit me Lajçakun: Po ju kujtohet seanca e gjysmës së natës sa zhurmën e patën bë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është takuar me ndërmjetësuesin e BE-së në dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak, ku ka thënë se e përkrahin procesin e dialogut, me ndërmjetësimin e BE-së dhe me përfshirjen e drejtpërdrejtë të ShBA-ve.

Rreth kësaj ka reaguar Xhevdet Pozhari, këshilltari i ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia.

Pozhari përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar seancën e Kuvendit të Kosovës që është mbajtur në orët e vona të natës, dhe sipas Pozharit LDK kishte bërë zhurmë për dialog.

LDK takohet me Lajçakun, i jep përkrahje për dialogun. Besoj po ju kujtohet seanca e gjysmës së natës sa zhurmën e patën bë! Kaq sa i përket konsistencës.” – ka shkruar Pozhari.

Lajme të ngjashme