Pozhari i konsideron lëmoshë pensionet prej 100 eurosh: Po shpërfillen nga cilado qeveri - NACIONALE

Pozhari i konsideron lëmoshë pensionet prej 100 eurosh: Po shpërfillen nga cilado qeveri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti, Xhevdet Pozhari, e ka komentuar gjendjen ekonomike në Kosovë.

Ai në një prononcim për Front Online, ka thënë se pensionistët vazhdojnë të jenë shtresa më e shpërfillur nga cilado Qeveri.

Sipas Pozharit, pagesa prej 100 euro, nuk mund të konsiderohet pension, mirëpo lëmoshë.

“Pensionistët ishin dhe vazhdojnë të mbeten shtresa që në vazhdimësi është shpërfillur nga cilado Qeveri. Me të drejtë është pritur që kjo Qeveri të kthejë vëmendjen edhe kah kjo kategori, por të paktën deri më tani një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Me shkallën e lartë të inflacionit, shtrenjtimin e çmimeve, pagesa prej 100 euro nuk mund të konsiderohet pension, por lëmoshë”, ka thënë Pozhari.

Lajme të ngjashme