Pozhari fajëson komunat për rritjen e tatimit në pronë: Bëjnë presion ngaqë është në interesin e tyre - NACIONALE

Pozhari fajëson komunat për rritjen e tatimit në pronë: Bëjnë presion ngaqë është në interesin e tyre

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti Xhevdet Pozhari i ka dal në mbrojtje Qeverisë së Kosovës dhe Ministrit të Financave, Hekuran Murati pas rritjes së tatimi në pronë.

Pozhari ka treguar se në një kohë për të regjistruar veturën është dashtë të kesh me vete vërtetimin e tatimit në pronë, dhe sipas tij krejt këtë e kanë bërë komunat që të marrin më shumë taksa nga qytetarët.

Sipas Pozharit, Murati e kishte shfuqizuar këtë rregullore që parashihte pezullimin e shërbimeve komunale.

Ju kujtohet se nuk ka qenë e largët koha kur qytetarët detyroheshin të kishin vërtetimin e tatimit në pronë për ta regjistruar veturën. Krejt kjo bëhej që komunat të merrnin sa më shumë taksa nga qytetarët. Madje, kryetarët e komunave e kanë prezantuar si sukses rritjen e të hyrave buxhetore nga tatimi në pronë, në emër të investimeve kapitale. Hekuran Murati e pati shfuqizuar këtë rregullore që parashihte pezullimin e shërbimeve komunale për mbledhjen e detyrimeve të papaguara të tatimit në pronë. E pat ndaluar këtë praktikë të dhunshme të Komunave për arkëtimin e tatimeve.” – ka shkruar ai.

Pozhari ka thënë se komunat bëjnë presion ngaqë është në interesin e tyre vjelja e tatimeve.

Situata e njëjtë është dhe tani: Komunat bëjnë presion ngaqë është në interesin e tyre vjelja e tatimeve. Ministria i përgjigjet në bazë të përgjegjësisë ligjore. Në fund, Komunat vendosin vet për shkallën e tatimit. Kjo për faktin se vet i dijnë planifikimet buxhetore dhe cilat projekte duan t'i realizojnë në bazë të programit lokal qeverisës. Çdo interpretim tjetër është mashtrim.” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme