Pozhari “ekzaltohet” nga fotografia e Kurtit me doreza boksi: Nokautues në politikë
Xhevdet Pozhari, analist në një televizion kosovar, ka shkruar një status. Në fakt, më shumë se status, duket një shpërndarje e një fotografie.
Pozhari ka zgjedhur të shpërndajë fotografinë e kryeministrit Albin Kurti me dorëza boksi, të cilat i vuri gjatë vizitës te Donjeta Sadiku, kampione e boksit.
Pozhari ka komentuar këtë fotografi me një entuziazëm interesant.
“Nokautues në politikë” – ishte mbishkrimi militantesk i Pozharit.