Pozhari e kritikon Memli Krasniqin, e mbron Qeverinë Kurti: PDK-ja s’ka fytyrë të flas për veriun
Xhevdet Pozhari, analist i përhershëm në ATV, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar deklaratën e Memli Krasniqit, kryetar i PDK-së, rreth zgjedhjeve të parakohshme.
Në fakt, Pozhari ka kritikuar Krasniqin dhe PDK, duke shkruar se PDK-ja nuk ka fytyrë të flas për veriun.
Tutje, ai ka mbrojtur vendimet e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, në lidhje me veriun e Kosovës.
“Por, nëse PDK-ja kërkon zgjedhje, vetëm për veri nuk ka fytyrë të flas. Për atë veriun ku dikur shëtitej me varkë Hashim Thaçi në kohë zgjedhjesh, me lejen e Vuçiqit. Ndërsa, Ramush Haradinaj shkonte për të kërkuar votat e koalicionit.” – shkroi ai.