Pozhari e harron pak këshillimin e Vitisë, i “mëshon” LDK-së: Haber s’kanë se çka duan
Xhevdet Pozhari, analist që së fundmi u emërua këshilltar i ministrit Arben Vitia, ka shkruar një status në të cilin ka komentuar qëndrimet e LDK-së.
Sipas tij, LDK-ja nuk e di se çfarë po dëshiron.
“Pra, këta as që ja kanë haberin se çka duan. Një herë: Dëgjoje Amerikën pa kushte. Plus presion për themelimin e Asociacionit.
Kur Amerika është e kënaqur me qasjen e Qeverisë, këta shpikin terma koti për përmbajtjen e marrëveshjes! Siç është ky për "mungesën e njohjes" në rrethana kur Kryeministri tha se asnjë lloj Asociacioni nuk vjen në shprehje pa ndodh njohja fillimisht.” – shkroi ai.
Pozhari ka shkruar se kjo tregon që LDK e ka humbur rrugën në oborr.
“Kjo tregon se LDK-së fort i ka humb udha në oborr! As vet nuk është t'u e dit se çka po don. Si pulë pa kry!” – shkroi ai.