Pozhari - Abdixhikut: Pse bre ke qëllu kaq mashtrues e rrenc?
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se sot se gjatë vitit 2022 nga Kosova kanë ikur 49 mijë kosovarë, por i njëjti para 4 muajve kishte thënë se kanë ikur 61 mijë kosovarë në 6 muajt e parë të vitit 2022.
Rreth kësaj ka reaguar, analisti Xhevdet Pozhari, i cili ka pyetur për Abdixhiku se ‘Pse bre ke qellu kaq mashtrues e rrenc?’.
“Lumir Abdixhiku para 4 muajve: 61 mijë qytetarë ikën nga Kosova në 6 muajt e parë të vitit 2022. Lumir Abdixhiku sot: Gjatë vitit 2022, kanë ikur 49 mijë kosovarë! Pra, sipas Abdixhikut, ma shumë njerëz kanë ikur për 6 muaj sesa për një vit! Pse bre ke qellu kaq mashtrues e rrenc?” – ka shkruar Pozhari në Facebook.
Ai tutje ka thënë se Abdixhikuu ka manipuluar me shifra të njerëzve që kanë lëshuar Kosovën, ka manipuluar për të sëmuret me kancer se nuk kanë ilaçe, sipas Pozharit, kreut i LDK-së ka thënë se njohja nuk është në qendër të marrëveshjes.
Dhe sipas analistit të gjitha këto janë të pavërteta.
“Sot manipulove me shifra të njerëzve që e lëshojnë Kosovën. Për 6 muaj të dolën ma shumë sesa për një vit! Dje manipulove me të sëmurë me kancer t'u thanë se nuk ka ilaçe. U demantove ngaqë 1.2 mln euro janë nda për këtë kategori. Para disa ditësh tha se njohja nuk është në qendër të marrëveshjes, u demantove nga Chollet. Gjynah për besë në çfarë derexhe ke ra!” – ka përfunduar ai.
