Porti ukrainas goditet nga shpërthimet disa orë pas marrëveshjes për drithërat
Odesa, qytet bregdetar ukrainas, u godit nga disa shpërthime vetëm një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kievit e Moskës për ta lejuar rifillimin e eksportimit të drithërave.
Oleksiy Honcharenko, deputet ukrainas, tha se në qytet kanë ndodhur gjashtë shpërthime dhe se porti është përfshirë nga zjarri pas sulmit.
Ai shtoi se sistemet ukrainase të mbrojtjes kundërajrore kanë rrëzuar disa raketa të tjera dhe se janë përdorur edhe aeroplanët luftarakë.
Sipas marrëveshjes së nënshkruar të premten, Rusia pajtohet që të mos i sulmojë portet ukrainase përderisa dërgesat e drithërave janë në transit.