"Porosisja kafe, por s'e pija" - Mustafa e pranon se agjëronte Ramazan - NACIONALE

"Porosisja kafe, por s'e pija" - Mustafa e pranon se agjëronte Ramazan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, folur për besimin, fenë e tij dhe të familjes së tij.

Në emisionin Prizma në T7, Mustafa ka treguar së është besimtar dhe praktikues i fesë islame, duke treguar se e ka agjëruar muajin e Ramazanit edhe gjatë kohës sa ka qenë kryeministër.

Me tej, ish-lideri i LDK-së tha se sa ishte në detyrën e kryeministrit, agjëronte dhe porosite kafe për të mos u veçuar nga palët, por nuk e pinte atë.

Besimtar jam, por nuk jam besimtar fanatik. Besimtar janë gjithë familje edhe unë e mbaj atë. Ramazanin e mbaj, e kam mbajtur edhe sa kam qenë kryeministër. Kur kanë ardhur palët kam porositë kafe por nuk e kam pirë, në asnjë rast nuk kam dashur të veçohem“, ka thënë Mustafa.

Ish-kryetari i Prishtinës ka folur edhe për çështjen e shamisë në shkolla, duke potencuar se bartja e shamisë duhet të lejohet vetëm pas moshës 18-veçare.

Unë mendoj që deri në moshën madhore nuk është e drejtë që të detyrohen nxënësit ose fëmijët që të bartin shamitë. Kur ta arrijnë moshën është një e drejtë më pas“, ka thënë Mustafa.

Lajme të ngjashme