Pompa e derivateve “Patroni” është mbyllur përfundimisht - NACIONALE

Pompa e derivateve “Patroni” është mbyllur përfundimisht

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas vendimit të Gjykatës Komerciale, i cili ishte na favor të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, sot inspektorati i kësaj ministrie e ka mbyllur përfundimisht këtë pompë.

Ekonomia Online ka raportuar se vendosja e shiritave është bërë inspektorit, i cili është asistuar nga Policia e Kosovës.

Në muajin shkurt, ministria e Bujqësisë ka kërkuar që kjo pompë, e cila gjendet përball Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, të mbyllet.

Ministria e Bujqësisë se fundi ka intensifikuar veprimet për lirimin e pronave që i përkasin kësaj ministrie.

Javën e kaluar, kjo ministri ka kërkuar nga AAK-ja që ta liron objektin ku gjenden zyrat e saj.

Po ashtu, dje ministri Peci ka kritikuar Komunë e Prishtinës që nuk po vepron për t`i liruar disa pronat të ministrisë.

Lajme të ngjashme