Politolugu Smajljaj: Rritja e rasteve të vërshimeve është alarm se vendit i duhet një politik e mjedisit
Politologu, Avdi Smajljaj, ka thënë se rritja e rasteve të vërshimeve është alarm se vendit i duhet një politikë e mjedisit.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor më shumë shihet si platformë ku 'kontraktohen' lejet e ndërtimit, dhe jo edhe si ministri ku bëhen politikat e mjedisit.
“Ata/ato që e kërkojnë besimin e qytetarëve duhet të kenë politikë të mjedisit përnime në ofertën e tyre, përndryshe përpiqen të marrin votën e qytetarëve duke i mashtruar ata/ato”, ka thënë ai.
