Politologu Ramadani: Kurti do të heq dorë edhe nga këto 6 kushte qesharake - NACIONALE

Politologu Ramadani: Kurti do të heq dorë edhe nga këto 6 kushte qesharake

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Politologu Shkodran Ramadani ka reaguar pas deklarimit dhe prezantimit të kushteve të kryeministrit, Albin Kurti për zbatimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ramadani ka thënë se Kurti do të heq dorë edhe nga këto kushte, siç ka hequr dorë nga kushtet tjera kundër Serbisë.

Ai ka thënë se duke u bazuar në rrugëtimin politik të Kurtit, Asociacioni do të nënshkruhet.

Duke u bazuar në rrugëtimin e tij politik, në fund emri jo që nuk do t'i ndryshohet, por edhe do të shkruhet në çirilica: Заједница.” – ka shkruar ai në Facebook.

Shkrimi i plotë i tij:

Hajt se qashtu qysh ka heq dorë nga çdo kusht kundër Serbisë, heq dorë edhe nga këto 6 kushte qesharake, mes të cilëve ishte edhe kushti i Emrit të Zajednicës. Të gjitha zotimet ka me i shkelë, qashtu qysh e ka përdhosë bashkimin kombëtar dhe pavarësinë e Kosovës. Nga njohja veç paska heq dorë. E deri tash na ka dhënë mjaft material për të qenë të bindur se në fund as kushtin për ndryshimin e emrit nuk do ta mbajë. Duke u bazuar në rrugëtimin e tij politik, në fund emri jo që nuk do t'i ndryshohet, por edhe do të shkruhet në çirilica: Заједница.

Lajme të ngjashme