Politologu kosovar: Trepça duhet të mbyllet deri pas dy ose tri gjeneratave të ardhshme
Politologu Avdi Smajljaj, ka thënë se ndërmarrja publike “Trepça” duhet të mbyllet.
Reagimi i tij vjen kur tash e dy muaj minatorët e Trepçës kanë mbetur pa paga.
Smajljaj ka thënë se Trepça duhet të mbyllet për shkak të ndërhyrjeve për interesa të ngushta si dhe për shkak të mungesës së dijes, vizionit, e politikave për menaxhim të resurseve.
Reagimi i tij:
Trepça duhet të mbyllet.
Për shkak të prirjeve të zakonshme për të ekploatuar Trepçën për interesa të ngushta, si dhe në mungesë të dijes, vizionit, e politikave për menaxhim të resurseve, Trepça duhet të mbyllet aktualisht deri pas dy ose tri gjeneratave të ardhshme.
Nëse edhe atëherë vazhdon e njejta qasje, duhet të vazhdojë të mbetet e mbyllur, e të ruhen resurset, deri sa në këtë vend të vijnë gjeneratat që dijnë me ba politika e me menaxhu resurset.