Politikani serb: Me sulmin në Banjskë, Vuçiq e futi Kosovën në NATO - NACIONALE

Politikani serb: Me sulmin në Banjskë, Vuçiq e futi Kosovën në NATO

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Qendra e Serbisë, Zdravko Ponosh, ka thënë se me sulmin në Banjskë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e futi Kosovën në NATO.

“Nuk i mjaftoi që i tërhoqi të gjitha kompetencat e Serbisë nga Kosova, por e futi Kosovën në NATO me stuhi në Banjskë.” – ka thënë Ponosh për gazetën Danas, duke reaguar ndaj sulmeve të drejtuara ndaj tij nga Vuçiq.

“Nuk e kuptoj pse Vuçiq si president i vendit merret me listën zgjedhore të opozitës. Ai premtoi të ndihmonte SNS. Nuk munden pa ndihmën e tij, opozita mundet.” – ka thënë Ponosh duke reaguar ndaj deklaratës së Vuçiqit se e di se Ponoshi do të jetë i pari në listën e opozitës të mbledhur rreth emrit “Serbia kundër dhunës”.

Lajme të ngjashme