Politikani opozitar serb: Isha me fat dy herë, të njëjtin nuk e pati Navalny - NACIONALE

Politikani opozitar serb: Isha me fat dy herë, të njëjtin nuk e pati Navalny

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Politikani opozitar serb Nikolla Sandulloviq ka reaguar pas vdekjes së opozitarit rus Alexei Navalny

Sandulloviq i cili u rrah nga shërbimet sekrete serbe pasi vendosi lule në varrin e një vajze shqiptare të vrarë nga forcat serbe në Prekaz, ka thënë se rasti i tij me të Navalynit nuk ka ndonjë dallim.

Ai ka shkruar se ishte me fat dy herë, por se të njëjtin fat nuk e pati edhe Navalny.

Nuk ka ndonjë dallim apo dyshim! Qëllimi ishte i njëjtë. Nikolla Sandulloviq ishte dy herë me fat, e Navanly nuk ishte me fat në herën e dytë.” – ka shkruar Sandulloviq në rrjetin social ”X”.

Përveç Sandulloviqt, autoritet serbe e ndaluan edhe vajzën e tij e cila po ashtu bëri homzhe në Prekaz.

Lajme të ngjashme