Policia e Kosovës shënon 8 Marsin: “Gruaja është mbretëresha e botës”
Policia e Kosovës ka ndërmarr një sërë aktivitetesh për nder të 8 Marsit, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Për të shënuar këtë ditë të rëndësishme për gratë, policia ka realizuar një projekt me sloganin “GRUAJA ËSHTË MBRETËRESH E BOTËS”.
“Në shumë takime sot është ritheksuar rëndësia e pjesëmarrjes dhe kontributi i femrave në jetën tonë në përgjithësi e me theks të veçantë roli i femrave në institucionin e Policisë së Kosovës. Po ashtu, Policia në bashkëpunim dhe koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme ka realizuar një projekt gjatë ditës së sotme me sloganin ‘GRUAJA ËSHTË MBRETËRESH E BOTËS!’, ku nga zyrtarë policorë të të gjitha Drejtorive Rajonale, Njësive të Trafikut dhe Policia Kufitare ka bërë shpërndarjen e luleve për femrat që janë takuar në rrugë, automjete, kalime kufitare, aeroport etj”, është thënë në njoftimin e policisë.