Policia vret një person të armatosur me thikë në aeroportin e Parisit - NACIONALE

Policia vret një person të armatosur me thikë në aeroportin e Parisit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia franceze qëlloi për vdekje një burrë të armatosur me thikë në aeroportin “Charles de Gaulle” afër Parisit të mërkurën.

Sipas radios franceze, RTL, i armatosuri shfaqi shenja të agresionit dhe refuzoi që t’u bindej urdhrave të policisë dhe dyshohet se vrapo në drejtim të policëve.

Një polic hapi zjarr në drejtim të burrit të armatosur me thikë, i cili u trajtua nga shërbimet emergjente. Ai u largua nga skena, por nuk u mbijetoi plagëve.

Një burim në aeroport tha se incidenti ndodhi në terminalin e ngarkuar 2F rreth orës 8:20, “kur një burrë i pastrehë filloi që t’i shqetësonte agjentët e sigurisë dhe policia kufitare u thirr për ta larguar atë”.

Fillimisht, ai u largua duke bërtitur, por u kthye prapë dhe kishte një thikë me vete, kur polici e qëlloi.

Lajme të ngjashme