Policia vazhdon patrullimin, situatë e qetë në veri
Një pjesëtar i policisë së Kosovës në mbrëmjen e 8 dhjetorit është plagosur nga një sulm i armatosur në veriun e Kosovës. Sipas policisë, sulmi ka ndodhur rreth orës 23:00 në fshatin Serbovc të komunës së Zveçanit. Polici, menjëherë, me ekipe emergjente, është drejtuar për në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë. E një ditë pas, gjendja raportohet të jetë e qetë në veriun e Mitrovicës.
Gazetarët e Nacionales, Festim Gërguri dhe operatorët Bedri Asllani e Visar Kadrolli po qëndrojnë në pjesën veriore të Mitrovicës.
Prej atje në bazë të raportimeve të para të 9 dhjetorit, raportohet situatë e qetë.
Në vazhdim gjeni pamjet e fundit prej veriut të vendit;






