Policia tregon për angazhimet për “Vidovdan” - NACIONALE

Policia tregon për angazhimet për “Vidovdan”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka paraparë këto masa:

Policia e Kosovës ka marrë disa veprime lidhur me festën e Vidovdanit.

Parapërgatitja dhe ndërmarrja e masave të nevojshme planifikuese, koordinuese, preventive dhe operative në mënyrë që aktivitetet të zhvillohen në suaza normale, të rendit dhe qetësisë publike.

Shtimi i masave të sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike.

Garantimi i lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët.

Kontrollimi dhe menaxhimi i rrjedhës së trafikut në të gjitha rrugët magjistrale, rajonale dhe ato lokale.

Angazhimi i njësiteve policore për ri-orientim të trafikut në ato rrugë ku mund të ketë ndërprerje të përkohshme të rrugës apo të ndonjë korsie.

Zbatimi i kompetencave dhe autorizimeve ligjore, përballë situatave të ndryshme dhe marrja e masave ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, konform ligjeve të Republikës së Kosovës.

Ndryshe, festa e Vidovdanit mbahet në Manastrin në Graçanicë duke filluar nga ora 07:00.

Lajme të ngjashme