Policia shpalos detaje për vdekjen e 4-vjeçarit në Kaçanik - NACIONALE

Policia shpalos detaje për vdekjen e 4-vjeçarit në Kaçanik

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një 4-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ra në pus.

Fëmija nga fshati Bajnicë e Kaçanikut, vdiq tragjikisht sot rreth orës 11:15.

Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt.

“Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se sot rreth orës 11:15 në fshatin Bajnicë, në rrugën ” Natyra” të Kaçanikut, një femijë mashkull moshës 4 vjeç ka rënë në një pus (bunarë) . Menjëherë Policia, Emergjenca , si dhe Zjarrfikesit kanë dalur në vendin e ngjarjes, por për pasojë trupi i tij është nxjerrur pa shenja jete, kjo e konfirmuar nga mjekët kundestar. Në lidhje me këtë ështe njoftuar edhe prokurori kujdetar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt”.

Lajme të ngjashme