Policia shpall në kërkim Driton Sokolin, dyshohet për vjedhje të identitetit dhe kredencialeve - NACIONALE

Policia shpall në kërkim Driton Sokolin, dyshohet për vjedhje të identitetit dhe kredencialeve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës me autorizim të Prokurorisë Themelore në Gjilan, e ka shpallur në kërkim Driton Sokolin, i lindur në Vushtrri.

Ai po dyshohet për vjedhje të identitetit dhe kredencialeve si dhe për hyrje të paautorizuar kompjuterike.

Person në kërkim

Policia e Kosovës, Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat.

Kategoria e veprës penale:

Neni 323 – Mashtrim

Neni 277/D – Hyrja e paautorizuar kompjuterike

Neni 277/H – Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve

Përshkrimi:

Emri: Driton

Mbiemri: Sokoli

Emri i babait: Salih

Vendi i lindjes: Vushtrri

Datëlindja: 25.03.1979

Komuna: Vushtrri

Pesha: /

Gjatësia: /

Ngjyra e flokëve: /

Ngjyra e syve: /

Policia e Kosovës, Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, kërkon nga çdo qytetar dhe media që disponon informacion për vendndodhjen e personit të fotografuar (foto e bashkangjitur) të njoftojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, në adresën elektronike info@kosovopolice.com, ose në numrat telefonikë kujdestarë: 038 504 50 47 299 dhe 038 504 50 47 201.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Lajme të ngjashme