Policia shkon sërish tek argjendaria në Prishtinë, që dyshohet se bleu arin e vjedhur në Suharekë - NACIONALE

Policia shkon sërish tek argjendaria në Prishtinë, që dyshohet se bleu arin e vjedhur në Suharekë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka shkuar sërisht tek argjendaria “Baraku” në Prishtinë. Siç shihet në fotografitë e dërguara nga fotoraporteri i Nacionales, Visar Kadrolli, policët shihen teksa qëndrojnë te dera e hyrjes së lokalit.

Në fakt, dje është arrestuar një person që ka blerë arin e vjedhur nga grabitësit në argjendarinë në Suharekë.

Kujtojmë që dje gjatë intervenimit policor, një nga grabitësit është vrarë, ndërsa një tjetër është ende në arrati.

Lajme të ngjashme