Policia sekuestron shtatë armë të zjarrit në Prishtinë - NACIONALE

Policia sekuestron shtatë armë të zjarrit në Prishtinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës në rajonin e Prishtinës ka realizuar së fundi disa aksione të ndara, meqë rast janë realizuar 231 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 48 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjera për kundërvajtje, seanca, verifikime e të tjera.

“Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.

Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 7 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Lajme të ngjashme