Policia sekuestron 1 kilogram marihuanë, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt
Policia e Koosvës ka njoftuar në lidhje me një rast të sekuestrimit të marihuanës në Prishtinë.
Sipas policisë, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Prishtinë / 10.07.2024 – 15:00. Lidhur me rastin njësia policore ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin si dhe nga i njëjti ka sekuestruar pakon me peshë 1 kg, me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Po ashtu gjatë kontrollit në banesë e të dyshuarit është gjetur edhe një sasi prej 1.8 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt” – thuhet në raportin 24-orësh të policisë.