Policia publikon foto të armës me të cilën dyshohet se u plagos Vali Corleone - NACIONALE

Policia publikon foto të armës me të cilën dyshohet se u plagos Vali Corleone

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se figura e rrjeteve sociale, Vali Corleone, është plagosur me armë zjarri nga një 22 vjeçare.

Deri më tani nuk dihet motivet e kësaj plagosje teksa policia ka publikuar fotografitë e armës më të cilën është kryer rasti.

“Një armë Pistoletë dhe dyzet (40) copë fishekë të të njëjtës armë janë konfiskuar në vendin e ngjarjes si prova materiale për Gjykatë.”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Raporti i plotë:

Arrestohet e dyshuara për vrasje në tentativë

Gjilan, 11 gusht 2022

Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Gjilan në orët e hershme të mëngjesit nga Qendra Emergjente Rajonale Gjilan është informuar se aty ishte sjellur një person i lënduar si pasoj e gjuajtjes me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante. Sipas raportit të mjekut viktima P.C. (1983) Shqiptar, shtetas i Kosovës është jashtë rrezikut për jetë.

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se e dyshuar në lidhje me rastin është një femër Shqiptare shtetase e Kosovës viti i lindjes (2000), e cila dyshohet se ka shkrepur nga arma.

Për momentin nuk dihen motivet e incidentit.

Një armë Pistoletë dhe dyzet (40) copë fishekë të të njëjtës armë janë konfiskuar në vendin e ngjarjes si prova materiale për Gjykatë.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të ngritët Kallëzim Penal për ,,Vrasje në tentativë’’ dhe e dyshuara të ndalet në mbajtje për 48 orë , gjersa Policia e Kosovës, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan janë duke i hetuar rrethanat e incidentit.

Lajme të ngjashme