Policia po heton vdekjen e një burri në Prishtinë
Policia e Kosovës po heton vdekjen e një personi në Prishtinë.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, viktima kishte rënë pa ndjenja, teksa është dërguar me urgjencë në QKUK, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.
Trupi i pajetë është dërguar në IML.
“HETIM I VDEKJES Prishtinë / 17.12.2023 - 11:17. Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte rënë pa ndjenja, ekipi i emergjencës të njëjtin e kanë dërguar në QKUK, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.” – thuhet në raportin e policisë.