Policia po heton dy raste të vdekjes në Prishtinë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy raste të hetimit të vdekjes janë regjistruar në Prishtinë.
Në një rast bëhet fjalë për vdekjen e një burri i cili u gjet i shtrirë në rrugë në gjendje të rëndë.
“HETIM I VDEKJES Prishtinë / 27.11.2023 – 10:20. Një mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësore nga disa kalimtarë dhe dyshohet se ka rënë nga një objekt. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ku rreth orës 11:00 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.” – thuhet në raport.
Ndërsa rasti i dytë ka të bëjë me vdekjen e një gruaje.
“Prishtinë / 27.11.2023 – 14:50. Raportohet se në banesën e saj pa shenja jetë është gjetur viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.” – thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.