Policia njofton se e ka gjetur vajzën nga Prizreni e cila u raportua e zhdukur tash e një javë
Policia e Kosovës, ka njoftuar se e ka gjetur personin e zhdukur, femën e lindur në vitin 2001, e cila ishte raportuar e zhdukur nga familjarët e saj.
Sipas njoftimit të Policisë, vet viktima e rastit A. R ka deklaruar se me vetdëshirë ka dalur nga shtëpia ku banonte, për të bashkëjetuar me një person tjetër.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Person i zhdukur – i gjetur
Prizren, 29 shtator 2022
Me datën 22 shator 2022, në Stacionin Policor Prizren, nga familjarët e saj është raportuar e zhdukur qytetarja A. R. e lindur me datën 16.07.2001 nga Prizreni. Sipas njoftimit, e njëjta është larguar nga shtëpia e saj me datën 20.09.2022 pa asnjë paralajmërim dhe nuk dihej vendndodhja e saj.
Policia e Kosovës, respektivisht Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, menjëherë pas raportimit të rastit kanë ndërmarrë e veprimeve e duhura hetimore.
Pas një pune intensive disa ditore në terren, në mbledhjen e informatave nga dëshmitarët e mundshëm, me datën 28 shtator rreth orës 16:00 është arritur që të lokalizohet vendndodhja e viktimës së rastit.
Në bashkëpunim me njësitë e Sektorit Rajonal të Hetimeve - Gjakovë, viktima e rastit është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren, ku është bërë intervistimi i saj në prezencë të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale.
Pas intervistimit të bërë, viktima e rastit A. R. ka pohuar se është larguar nga shtëpia me vetëdëshirë, për të bashkëjetuar me një person.
Të gjitha veprimet e ndërmarra janë bërë në koordinim me prokurorin e Shtetit.