Policia njofton për katër raste të vjedhjeve në Kosovë për 24 orë
Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit është raportuar për 4 raste të vjedhjeve në vend.
Sipas raportit të Policisë, në Prishtinë një femër ka raportuar se një person i panjohur i ka grabitur më forcë zinxhirin e arit dhe më pas i njëjti është larguar në drejtim të panjohur. Policia bënë të ditur se janë duke u kryer hetimet.
Tutje, policia njofton se një person në Graqanicë ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në lokalin e tij dhe kanë vjedhur cigare.
Edhe në Gjilan një tjetër person ka raportuar se tre të dyshuar kanë hyrë në shtepinë e tij, njëri nga ta i armatosur dhe kanë kanosur viktimën dhe më pas i kanë grabitur para dhe stoli ari. Policia bënë të ditur se njësitet janë duke hetuar rastin.
Në anën tjetër, një person në Gjilan ka raportuar se përderisa ishte duke punuar një i dyshuar i panjohur nga arka i ka vjedhur një shumë parash dhe është larguar në drejtim të panjohur.
“Prishtinë 15.11.2022-14:35. Viktima femër kosovare ka raportuar se një i dyshuar i panjohur me forcë i ka grabitur zinxhirin e arit dhe është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa janë duke u kryer hetime intensive nga njësitet kompetente policore. Graqanicë 15.11.2022-05:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në lokalin e tij dhe nga aty kanë vjedhur cigare. Është iniciuar rasti përderisa janë duke u ndërmarr veprime hetimore. Gjilan 15.11.2022-18:10. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se tre persona të dyshuar kanë hyrë në shtëpinë e tij, ku njëri nga ta ka qenë i armatosur, duke kanosur viktimën i kanë grabitur para të gatshme dhe stoli ari. Nuk raportohet për të arrestuar e as të lënduar. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. Gjilan 15.11.2022-03:45. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke punuar në një pompë derivatesh, një i dyshuar i panjohur nga arka i ka vjedhur një shumë parash dhe është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet tutje në raport.