Policia njofton për aksidentin e djeshëm në Mazgit, lëndohen pesë persona
Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident të djeshëm në fshatin Mazgit.
Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa pesë persona janë lënduar.
“RASTET TJERA - NGJARJET:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Fsh. Mazgit, Prishtinë-Mitrovicë 29.01.2025, 18:58. Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku me lëndime në mes dy veturave. Përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar dy vozitësit meshkuj kosovarë dhe tre pasagjerët dy meshkuj dhe një femër kosovarë dhe të nijetit kanë pranuar tretman mjekësor” – ka shkruar PK-ja.