Policia në Viti arreston një person të kërkuar, dyshohet për falsifikim dokumentash zyrtare
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, saktësisht Stacioni Policor në Viti ka arrestuar personin e kërkuar të gjinisë femërore, shtetase kosovare.
Siç ka njoftuar policia, e dyshuara kërkohej në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Viti me dënim burgimi prej njëqind e njëzet e pesë ditë (125 ) burg ose 2500€ për veprat penale për “Falsifikim i Dokumentit Zyrtar”.
“Pas përfundimit të procedurave e dyshuara është dërguar në Gjykatën Themelore Ferizaj, zyra e ekzekutimit të sanksioneve penale, është bërë pagesa e tërësishme e dënimit me gjobë dhe urdhëresa është revokuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, e cila ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit.
