Policia në ndjekje të Akil Gjakovës, kërkon ndihmën e qytetarëve - NACIONALE

Policia në ndjekje të Akil Gjakovës, kërkon ndihmën e qytetarëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka kwrkuar bashkëpunim me qytetarët për të identifikuar sportistin e njohur Akil Gjakova, i cili dyshohet për dhunë në familje.

Kërkesën e ka lëshuar Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë.

Në njoftimin e policisë thuhet i njëjti dyshohet për veprën penale “dhunë në familje”.

“Policia e Kosovës - Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është: • AKIL (Luan) GJAKOVA i lindur me 04.01.1996 nё Pejë. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale: “Dhunё nё familje””, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës ka publikua edhe numrat ku mund të lajmërohen.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:”, është thënë në njoftimin e policisë.

Lajme të ngjashme