Policia në kërkim të një personi, dyshohet për vjedhje në Lipjan - NACIONALE

Policia në kërkim të një personi, dyshohet për vjedhje në Lipjan

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës njësiti i hetimeve në Lipjan ka kërkuar ndihmë në identifikimin e një personi të dyshuar për një vjedhje të ndodhur në muajin maj.

Ndërsa kanë kërkuar nga qytetarë që kushdo që ka informacion për personin në videon e publikuar ta njoftoj policinë.

Postimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim - identifikim të personit të dyshuar

Njësiti i hetimeve të stacionit të Lipjanit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në pamjet e bashëngjitura.

I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, Vjedhje, që ka ndodhur në maj të vitit 2024, në Lipjan.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

Lajme të ngjashme