Policia me urdhër operativ pranë lokaleve: Për dy ditë konfiskohen 19 armë të ndryshme
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka realizuar Urdhërin Operativ “GOGIDTJA” kryesisht në qendra urbane dhe pjesët ku ka më shumë lokale.
Përmes një komunikate për media, policia ka bërë të ditur se qëllim ka qenë shtimi i patrullimeve policore nëpër këto zona.
Policia mes tjerash ka bërë të ditur se ka kontrollur katër mijë e 848 vetura dhe 102 lokale.
Po ashtu, gjatë këtyre dy ditëve, janë konfiskuar 19 armë të ndryshme, dhe janë arrestuar 14 persona.
Një veprim i tillë, vjen pas gjuajtjes me armë në një lokal në Prishtinë, ku mbeti i vdekur një person.