Policia me thirrje ndaj qytetarëve: Kujdes nga zjarret
Policia e Kosovës, përkatësisht Policia rajonal e Ferizajt, në një komunikatë për media, ka njoftuar se ka marrë masat e nevojshme dhe ka angazhuar personel të mjaftueshëm në menachimin e rasteve të zjarreve në rajonin e Ferizajt.
“Policia do të jetë e pakompromisë ndaj të gjithë atyre që me qëllim shkaktojnë zjarrëvënie. Do të ndjekë penalisht të gjithë personat/individët që shkaktojnë zjarrvënie të qëllimshme, apo si pasojë e neglizhencës së tyre ndodhin zjarret”, shkruan Policia e Kosovës.
Policia ka falenderuar qytetarët për bashkëpunimin që kanë me policinë dhe ftojmë qytetarët që nëse kanë informacione rreth atyre personave që shkaktojnë zjarrëvënie të lajmërojnë stacionin më të afërt të policisë.