Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mjegullat e papritura në trafik - NACIONALE

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mjegullat e papritura në trafik

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka apeluar tek shoferët për kujdes të shtuar për shkak të mjegullës së dendur.

Kjo në ditën kur si pasojë e aksidentit, humbën jetën dy qytetarë në autostradën Ibrahim Rugova.

Nga policia është kërkuar që shoferët të mbajnë në vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë.

‘‘POLICIA E KOSOVËS KUJDES! MJEGULLA MUND TË JETË NJË RREZIK PËR SHOFERËT’’, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme