Policia me aksion në veri, konfiskon sasi të armëve - NACIONALE

Policia me aksion në veri, konfiskon sasi të armëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës është duke zhvilluar aktualisht aksion në veri të vendit.

Kështu ka bërë të ditur për media, zëvendësdrejtori i Policisë për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.

Elshani ka njoftuar se kanë gjetur armë, por që për sasinë e tyre do të japin detaje më vonë.

“Po është e vërtetë. Kemi aksion në disa pjesë. Ka gjetje të armëve, por që për sasinë e tyre dhe për detaje të tjera mund të flasim më vonë, për shkak që ende nuk i kemi verifikuar”, tha Elshani.

Lajme të ngjashme