Policia mbyll një institucion paralel në Mitrovicë të Veriut, s’ka të arrestuar - NACIONALE

Policia mbyll një institucion paralel në Mitrovicë të Veriut, s’ka të arrestuar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka mbyllur këtë të premte një tjetër institucion paralel, i cili vepronte në bazë të vendime të Serbisë në Mitrovicën e Veriut.

Siç raporton REL, në këtë objekt vepronte Ndërmarrja publike për urbanizëm në Mitrovicë të Veriut.

Në lidhje me këtë lajm është njoftuar nga ana e zv.drejtorit të PK-së për veri, Veton Elshani.

“Pasi që është kontaktuar prokurori i rastit, dokumentet që u gjetën atje u konfiskuan dhe disa persona u intervistuan dhe rasti si falsifikim i dokumenteve i bashkëngjitet rastit të mëhershëm që e kishim me strukturën paralele të Mitrovicës së Veriut”, tha Elshani, duke shtuar se nuk ka të arrestuar për këtë rast.

Lajme të ngjashme