Policia konfiskon armë e pajisje për prodhimin e kriptovalutave në veri
Policia e Kosovës ka konfiskuar armë, pajisje për prodhimin e kriptovalutave dhe pajisje të tjera të dyshimta në Mitrovicën e Veriut.
Përmes një komunikate për media, policia ka bërë me dije se në një lokacion, janë gjetur dhe konfiskuar:
“ • Një armë e gjatë(pushkë ajrore),
• Pesë (5) Kartela Grafike për prodhimin e Kriptovalutave me pajisje përcjellëse,
• Dyzet e dy (42) minera për prodhim të Kriptovalutave me pajisje përcjellëse,
• Një (1) shtëpizë e Kompjuterit
• Një (1) karikator i revoles
• Katërmbëdhjetë (14) fishek të revoles kalibri 9 mm
• Një (1) Radiolidhje
• Një (1) kamerë vëzhgimi,
• Një (1) Divijar,
• Një (1) vulë metalike dhe
• Një (1) Letërnjoftim”.
Policia ka bërë me dije se aparatet për prodhimin e kriptovalutave do t’i dorëzohen Doganës.
Po ashtu, është njoftuar se nuk ka persona të arrestuar, por se pritet të intervistohet një person.