Policia konfiskon 10 kg kokainë, vlera e saj në treg rrinë rreth gjysmë milioni euro - NACIONALE

Policia konfiskon 10 kg kokainë, vlera e saj në treg rrinë rreth gjysmë milioni euro

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar 10 kilogram kokainë në një veturë.

Policia ka treguar se kjo gjë është arritur në kuadër të aksionit policor të koduar ‘007’.

Në njoftimin për media, policia ka treguar se vlera e kësaj substance në treg arrin afro gjysmë milioni euro.

Gjatë operacionit policor të koduar ‘007’, Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë të dyshuar me targa vendore, të cilën e drejtonte personi i dyshuar Z. J., shtetas kosovar, ku gjatë kontrollit të veturës së tij, në bagazh janë gjetur 10 kilogramë e 224 gramë, substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, me vlerë të tregut 450000 (katërqind e pesëdhjetë mijë euro)”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia ka treguar se edhe detaje tjera nga ky operacion.

Gjatë këtij operacioni policor në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: 10 kilogramë e 224 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një veturë me targa vendore, 1445 (njëmijë e katërqind e katërdhjetë e pesë euro), 8970 (tetëmijë e nëntëqind e shtatëdhjetë dinarë), dy telefona celularë, 17 (shtatëmbëdhjetë kartela grafike për prodhimin e kriptovalutave) të konfiskuara nga Dogana e Republikës së Kosovës”, është thënë në njoftimin e policisë.

Vetura në të cilën janë gjetur këto substanca është ndalur në rrugën në Fushë-Kosovë-Prishtinë.

Lajme të ngjashme