Policia konfirmon sulmin e rëndë ndaj imamit në Podujevë: Cilat janë detajet e fundit - NACIONALE

Policia konfirmon sulmin e rëndë ndaj imamit në Podujevë: Cilat janë detajet e fundit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Imami i xhamisë në fshatin Lupq të Podujevës, Zeqir Berisha, është gjetur në gjendje të rëndë një natë më parë.

Ai u sulmua pikërisht në xhaminë e fshatit, nga tre persona, të cilët e rrahën me mjete të forta, gati në alivanosje.

Rastin e ka konfirmuar së fundi edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësja, Flora Ahmeti ka thënë për gazetën Nacionale se rasti ka ndodhur rreth orës 22:00.

“Mbrëmë rreth orës 22:00, policia ka marrë informacionin se në fshatin Lupç i poshtëm të Podujevës, është gjetë një person i lënduar rëndë. Personi i lënduar Z.B. mashkull, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të Podujevës menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arritë të arrestojnë tre persona të dyshuar”, ka thënë Ahmeti për Nacionalen.

“Personat e arrestuar: B.M, mashkull 27 vjeç A.M, mashkull 28 vjeç dhe Sh.M mashkull 25 vjeç. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ndaj tyre është iniciuar rasti vrasje në tentativë”, ka shtuar më tej Ahmeti.

Rastin për Nacionalen e konfirmuan më herët edhe Bashkësia Islame në Podujevë, por pa dhënë më shumë detaje.

Lajme të ngjashme