Policia konfirmon ndërrimin e komandantëve në disa komuna - NACIONALE

Policia konfirmon ndërrimin e komandantëve në disa komuna

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka konfirmuar se janë bërë ndërrime në udhëheqjen e tri stacioneve policore në komunat Klinë, Pejë dhe Suharekë.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Nacionale Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

Bazuar në strukturën organizative, nevojat policore dhe kërkesën për lirim nga detyra, menaxhmenti i PK-së ka caktuar në pozita:

Ndërsa Kapiten Faik Jahmurataj është caktuar Komandant i Stacionit Policor në Pejë.

Kurse Kapiten Enis Lluka është caktuar Komandant i Stacionit Policor në Klinë .

Si dhe Kapiten Afrim Sylaj, nga Stacioni Policor Suharekë është caktuar në Qendrën Rajonale Operative – DRP Prizren.” – thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për gazetën.

Lajme të ngjashme