Policia kërkon ndihmën e qytetarëve: Shpall në kërkim dy persona të humbur - NACIONALE

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve: Shpall në kërkim dy persona të humbur

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy persona të humbur janë shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës.

Njëri prje tyre është larguar nga shtëpia prej dates 25 mars, e tjetri nga data 29 mars.

Njoftimi:

Person në kërkim

PËRSHKRIMI: PERSON I HUMBUR

Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në ligjin për publikimin e imazheve-fotografive dhe shënimeve të tjera të personit të kërkuar dhe në bazë të autorizimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim të identifikimit dhe gjetjes së personit, lëshon këtë,

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat

Agron (Rifat) Halimi lindur me 05.12.1981, me adrës banimi në fshatin Bresalc- Komuna Gjilan, është larguar nga shtëpia që nga data 25.03.2024 me veturën Golf V ngjyrë hiri me

06-810-BL dhe që atëherë nuk dihet vendndodhja e tij.

Policia Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetit apo vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro

Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Person në kërkim

PËRSHKRIMI: PERSON I HUMBUR

Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në ligjin për publikimin e imazheve-fotografive dhe shënimeve të tjera të personit të kërkuar dhe në bazë të autorizimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim të identifikimit dhe gjetjes së personit, lëshon këtë,

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat

Rexhep (Rrahman)Kurti lindur me 27.04.1955, me adrës banimi Rr. “ Haqif Tetova” nr.2 në Gjilan, i njejti është larguar nga shtëpia që nga data 29.03.2024 dhe që atëherë nuk dihet vendndodhja e tij.

Policia Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetit apo vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

May be an image of 1 person
May be an image of 1 person and text

Lajme të ngjashme