Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një personi, dyshohet për “shpërdorim të pasurisë së huaj” - NACIONALE

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një personi, dyshohet për “shpërdorim të pasurisë së huaj”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një personi të dyshuar.

Policia ka publikuar pamje e një vajze, duke kërkuar ndihmë për ofrimin e informatave.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Jugu në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.” – thuhet në një njoftim.

Vajza në fotografi, sipas policisë, dyshohet për “shpërdorim të pasurisë së huaj dhe keqpërdorim i kartelave bankare”.

“E dyshuara kërkohet për përfshirje në një rast, Shpërdorim i pasurisë së huaj dhe keqpërdorim i kartelave bankare , që është raportuar në polici në janar të vitit 2024.” – thuhet tutje.

Lajme të ngjashme