Policia kap 48 kanaqe me opium që u dërguan përmes postës në Terminalin Doganor në Prishtinë - NACIONALE

Policia kap 48 kanaqe me opium që u dërguan përmes postës në Terminalin Doganor në Prishtinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës, ka njoftuar se Dogana e Kosovës e ka lajmëruar për një dërgesë postare në të cilën kishte opium.

Sipas raportit 24 orësh, “njësitë e antidrogës kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë sekuestruar 48 kanaqe secila me peshë nga 125 gramë me substancë të dyshuar të llojit opium.”

Raporti i plotë:

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Terminali Doganor-3, Prishtinë 13.02.2024 – 11:00. Policia është informuar nga dogana se në një dërgesë postare që ishte porositur nga i dyshuari mashkull kosovar ka një substancë të dyshimtë. Njësitë e antidrogës kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë sekuestruar 48 kanaqe secila me peshë nga 125 gramë me substancë të dyshuar të llojit opium. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme