Policia kap 24 thika që po hynin në Kosovë nga pika kufitare në Merdare - NACIONALE

Policia kap 24 thika që po hynin në Kosovë nga pika kufitare në Merdare

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Plot 24 thika janë kapur nga Policia e Kosovës në pikëkalimin kufitar të Merdares teksa po futeshin brenda territorit përmes një autobusi me targa vendore.

Në njoftimin e policisë thuhet se në konsultim dhe autorizim të prokurorit kompetent është iniciuar rasti ”armëmbajtje pa leje”, thikat janë sekuestruar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt.

Për rastin është hapur edhe hetim, bëhet e ditur.

Lajme të ngjashme