Policia ka arrestuar një person i cili po kërkohej për Vrasje në tentativë
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot kanë arrestuar një person me iniciale F.R të moshës 32 vjeqare i cili po kërkohej për veprën penale: Vrasje në tentativë.
Postimi i plotë i policisë:
“Arrestohen një person i cili kërkohej për Vrasje të rëndë në tentativë
Sot njësiti i Hetimeve të përgjithshme në Prishtinë, në koordinim me njësitin për reagim të shpejt, kanë arrestuar një person të dyshuar:
- F. R, mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ka qenë në kërkim për veprën penale Vrasje e rëndë në tentativë që eshte iniciuar me datën 15.08.2022 ne Obiliq.
Hetuesit policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale, ndërkohë që personi i arrestuar është dërguar në mbajtje.”