Policia jep detaje për shpërthimin e granatës së dorës në lagjen "Kodra e Trimave" në Prishtinë - NACIONALE

Policia jep detaje për shpërthimin e granatës së dorës në lagjen "Kodra e Trimave" në Prishtinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një granatë dorë ka shpërthyer në rrethana të panjohura deri më tani të mërkurën mbrëma në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinës.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, dy persona “kanë deklaruar se si pasojë e shpërthimit në afërsi të shtëpive të tyre u janë shkaktuar dëme materiale në pronat e tyre dhe në një veturë.”

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e PK-së për deminim, ku dyshohet se mjeti shpërthyes ka qenë garantë dore, i cili ka shpërthyer në rrethana (ende) të panjohura.” – bën të ditur PK-ja.

Njoftimi i plotë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 22.11.2023-23:45. Njësitet policore pas pranimit të informatës për një shpërthim, kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe kanë takuar dy ankuese kosovare, të cilat kanë deklaruar se si pasojë e shpërthimit në afërsi të shtëpive të tyre u janë shkaktuar dëme materiale në pronat e tyre dhe në një veturë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e PK-së për deminim, ku dyshohet se mjeti shpërthyes ka qenë garantë dore, i cili ka shpërthyer në rrethana (ende) të panjohura. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Lajme të ngjashme