Policia jep hollësi për rrahjen mes vete të dy këshilltarëve komunalë të VV-së në Podujevë
Policia e Kosovës ka dhënë hollësi për rrahjen mes vete të asamblistëve të Vetëvendosjes në Komunën e Podujevës.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se asamblistët e VV-së janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshjeje.
Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe rasti është cilësuar si “lëndim i lehtë trupor”.
Raporti i plotë i PK-së:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Podujevë 31.10.2022 - 10:54. Eshtë raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Lidhur me rastin të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
