Policia jep detaje për plagosjen e trefishtë në Veternik të Prishtinës - NACIONALE

Policia jep detaje për plagosjen e trefishtë në Veternik të Prishtinës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka bërë të ditura detaje të reja për plagosjen e trefishtë në Veternik të Prishtinës, mëngjesin e djeshëm.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë, përderisa janë intervistuar 9 persona.

Njoftimi:

VRASJE NË TENTATIVË

Rr. Prishtinë-Ferizaj 12.08.2024 – 06:04. Gjatë një rrahje ku ishin të përfshirë disa persona, ishin përdorë edhe armë zjarri. Lëndime trupore kanë pësuar dy femra dhe një mashkull kosovar. Në vendngjarje në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Lidhur me rastin janë intervistuar 9 persona. Të lënduarit janë dërguar ne tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është identifikuar një i mashkull kosovar cili është në kërkim policor.

Lajme të ngjashme